Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Asistentët në administrim dhe biznes kryejnë detyra kryesisht teknike lidhur me aplikimin e njohurive në praktike në lidhje me kontabilitetin financiar, çështje të transaksioneve financiare, llogaritje matematikore, zhvillimin e burimeve njerëzore, shitjen dhe blerjen e instrumenteve financiare, detyra të sekretarisë të specializuara, si dhe zbatimin e rregullave përkatëse të institucioneve të ndryshme. Gjithashtu këtu përfshihen nëpunës që ofrojnë shërbime të tilla të biznesit, si shërbime doganore, planifikim konference, shërbime punësimi, blerjen dhe shitjen e pasurive të patundshme, nëpunës të sigurimeve etj. Ata mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh biznesi, financiare, doganore, sigurimesh, punësimesh dhe shërbime të tjera, apo të vetëpunësohet.

  • Regjistrojnë transaksione të blerjeve dhe shitjeve;
  • Realizojnë transaksione të letrave me vlerë, të obligacioneve apo instrumenteve të tjera financiare;
  • Kryejnë operacione të ndryshme për dorëzim apo aplikime kredie, rekomandime për miratim ose refuzim, miratimin ose refuzimin e aplikacioneve brenda kufijve të autorizuar;
  • Mbajnë llogaritë dhe shënime të plota të të gjitha transaksioneve financiare të një ndërmarrjeje, sipas parimeve të përgjithshme të kontabilitetit, me udhëzimin e kontabilistëve;
  • Ndihmojnë në planifikimin dhe kryerjen e llogaritjeve të ngjashme matematikore, statistike, aktuariale;
  • Kryejnë vlerësime të pasurive dhe të humbjeve në institucione të ndryshme;
  • Kryejnë shitjen dhe blerjen e instrumenteve të ndryshëm financiar;
  • Kryejnë shitje dhe blerje të ndryshme;
  • Kryejnë detyra të ndryshme për zhvillimin e burimeve njerëzore;
  • Kryejnë detyrat e nëpunësit dhe kontrollojnë zbatimin e rregullave përkatëse në dogana;
  • Kryejnë detyrat e nëpunësit të ndërmjetësit në punësime;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të nëpunësit të sigurimeve;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të operatorëve turistikë;
  • Kryejnë blerje dhe shitje të pasurive të patundshme;
  • Kryejnë shërbime, përfaqësim të shitjeve komerciale;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të administruesit, mbikëqyrësit, sekretarit të zyrës apo sekretarit ligjor;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të inspektorit të doganave dhe të kufirit;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të nëpunës të zyrave të tatim-taksave;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të nëpunës të përkrahjes sociale;
  • Kryejnë detyra të ndryshme të nëpunësve të tjerë;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve bachelor ose një shkolle profesionale në këtë fushë, konform kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Teknikë dhe specialistë në zbatim