Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Bashkëpunëtorët profesionistë në inxhinieri dhe shkencë kryejnë detyrat teknike që lidhen me metodat e kërkimin dhe aplikimit në shkencë dhe inxhinieri. Ata koordinojnë, mbikëqyrin, kontrollojnë dhe përcaktojnë detyrat e punonjësve të tjerë dhe mbikëqyrin dhe kontrollojnë aspektet teknike dhe operacionale të minierave, prodhimit, ndërtimit dhe operacioneve të tjera inxhinierike, ku operohet me pajisje teknike, duke përfshirë dhe avionët e anijet. Ata mund të punësohet në kompani shërbimesh prodhimesh industriale dhe bujqësore, apo vetëpunësohen.

  • Koordinojnë dhe mbikëqyrin detyrat e punonjësve të tjerë;
  • Përcaktojnë dhe kontrollojnë detyrat e punonjësve të tjerë;
  • Kontrollojnë funksionimin e makinerive, të sistemeve të kompjuterizuara në centralet e monitorimit dhe kontrollit të proceseve dhe pajisjeve;
  • Regjistrojnë të dhënave dhe bëjnë vërejtje, analiza dhe interpretime të tyre për rishikime dhe korrigjime teknike të mundshme;
  • Kryejnë operacione teknike duke kontrolluar aplikimin e standardeve të sigurisë dhe të procedurave të nevojshme të fushës së kimisë dhe fizikës;
  • Kryejnë operacione teknike për trajtimin e naftës dhe gazit;
  • Kryejnë operacione teknike në fushën e ndërtimit(inxhinieri civil
  • ;
  • Kryejnë operacione teknike në fushën e inxhinierisë elektrike;
  • Kryejnë operacione teknike në fushën e inxhinierisë elektronike dhe telekomit;
  • Kryejnë operacione teknike në fushën e inxhinierisë mekanike;
  • Kryejnë operacione teknike në fushën e inxhinierisë kimike;
  • Kryejnë operacione teknike në miniera dhe metalurgji;
  • Kryejnë procese teknike në laboratorë të produkteve ushqimore dhe jo ushqimore;
  • Kryejnë eksperimente, prova, grumbullim dhe testim të mostrave në laboratorë të ndryshëm;
  • Inspektojnë dhe mbikëqyrin zbatimin e rregullave të sigurimit teknik;
  • Mbikëqyrin prodhimin në minierë apo përpunimin e mineraleve;
  • Mbikëqyrin dhe drejtojnë procese të ndryshme në ndërtim si: për armaturën, për mirëmbajtjen e ndërtesave, për muratorë apo shërbime të tjera të sektorit të ndërtimit;
  • Kryejnë operacione teknike për prodhimin e energjisë me pajisje dhe impiante të ndryshme si: me gjenerator, në impiante të energjisë elektrike, të energjisë diellore, të energjisë gjeo-termale, të energjisë hidroelektrike, të energjisë së avullit etj.;
  • Mbikëqyrin dhe kryejnë operacione teknike në trajtimin dhe pastrimin e ujit, në impiantin e trajtimit të ujërave të zeza;
  • Kontrollojnë punën gjatë proceseve të përpunimit kimik;
  • Drejtojnë dhe kontrollojnë punën gjatë prodhimit dhe përpunimit të naftës dhe gazit natyror;
  • Drejtojnë dhe kontrollojnë punën për përpunimin dhe prodhimin e letrës; w) Drejtojnë dhe kontrollojnë punën në linjat automatike të montimit; x) Kryejnë detyrat e paracaktuara të teknikut dhe kontrollorit të avionëve dhe anijeve;
  • Kryejnë detyrat e paracaktuara si oficerë, kapiten/komandant anijeje për lundrim;
  • Kryejnë funksionet teknike për të siguruar lëvizjen dhe operacione të sigurta dhe efikase për anije, aeroplanë dhe të tjera, duke monitoruar funksionimin e pajisjeve të trafikut ajror dhe sigurimit teknik ajror; a
  • Kryejnë detyrat e teknikut për shpëtimit në aksidente ajrore; b
  • Kryejnë detyrat e teknikut apo inspektorit për bujqësinë dhe pyjet; c
  • Kryejnë detyrat e teknikut apo mbikëqyrësit në peshkim; d
  • Pranojnë dhe marrin urdhra dhe udhëzime nga zyrtarë të lartë, manaxherë ose profesionistë. e
  • Realizojnë detyra të ngjashme; f
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë; g
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i studimeve Bachelor ose një shkollë profesionale në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Teknikë dhe specialistë në zbatim