Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Specialistët në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore kryejnë hulumtime apo kërkime, zhvillojnë e përmirësojnë konceptet, teoritë dhe metodat operacionale ose aplikojnë njohuritë në lidhje me zbatimin e ligjit.Grumbullojnë informacion për aspekte të ndryshme në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore si: psikologji, mirëqenie sociale, politikë, ekonomi, histori, fe, gjuhësi, letërsi, arte, muzikë, sociologji, shkenca të tjera sociale, si dhe për artet zbavitëse dhe argëtuese. Ata mund të punësohen në institucione të ndryshme që ofrojnë shërbime në fushën ligjore, shoqërore dhe kulturore apo të vetëpunësohen.

  • Kryejnë hetime, kërkime të ndryshme mbi problemet ligjore;
  • Hartojnë ligje dhe rregullore për fusha të ndryshme;
  • Këshillojnë të tjerët për zbatimin e ligjeve dhe rregulloreve në institucione publike dhe private;
  • Kryejnë shërbime të ndryshme avokatie;
  • Këshillojnë klientët mbi rastet e ndryshme ligjore ose i përfaqësojnë në një gjykatë;
  • Kryesojnë zbatimin e ligjit gjatë procedurave gjyqësore në gjykata të shkallëve të ndryshme;
  • Kryejnë shërbime të ndryshme noterie;
  • Kryejnë shërbime të nivelit të mbikëqyrjes, zhvillimit dhe mirëmbajtjes në bibliotekë, galeri artesh, muzeume, arkiva, si dhe koleksione të tjera;
  • Kryejnë kërkime, përmirësime apo zhvillime të koncepteve, teorive dhe metodave operacionale në fushën e shkencave shoqërore;
  • Aplikojnë njohuritë dhe kryejnë shërbime të ndryshme duke dhënë mendime dhe ide në fushën e ekonomisë;
  • Aplikojnë njohuritë dhe kryejnë shërbime të ndryshme duke dhënë mendime dhe ide në fushën e sociologjisë apo antropologjisë;
  • Aplikojnë njohuritë dhe kryejnë shërbime të ndryshme duke dhënë mendime dhe ide në fushën e filozofisë, historisë apo në fushën e shkencave politike;
  • Aplikojnë njohuritë dhe kryejnë shërbime të ndryshme duke dhënë mendime në fushën e gjuhësisë dhe përkthimit;
  • Aplikojnë njohuritë dhe kryejnë shërbime të ndryshme duke dhënë mendime në fushën e psikologjisë, shërbimeve sociale apo fetare;
  • Konceptojnë dhe krijojnë vepra të ndryshme letrare dhe artistike;
  • Krijojnë vepra të ndryshme artistike, si skulptura, piktura dhe të tjera të kësaj fushe;
  • Krijojnë dhe interpretojnë vepra të ndryshme muzikorë, valle apo balet duke përdorur dhe një shumëllojshmëri veglash dhe pajisjesh muzikore;
  • Krijojnë, drejtojnë dhe interpretojnë në filma apo vepra të tilla arti;
  • Kryejnë shërbime të ndryshme gazetarie (komentator lajmesh, korrespondent mediash, redaktor, folës në radio, TV dhe media të tjera, intervistues, prezantues apo transmetues lajmesh etj.;
  • Kryejnë shërbime të tjera të arteve zbavitëse e argëtuese;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë; w) Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)