Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!
Specialistët e administrimit dhe biznesit kryejnë detyrat analitike, konceptuale dhe praktike për të siguruar shërbime në çështjet financiare, zhvillimin e burimeve njerëzore, marrëdhëniet me publikun, shitjet dhe marketingun e mallrave dhe shërbimeve, në fushën e informacionit dhe komunikimit. Ata zhvillojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe rishikojnë strukturat e ndryshme organizative dhe programe të investimeve efektive, kryejnë auditime dhe kontrolle të sistemeve të thesarit për organizatat, përgatisin pasqyra financiare përkatëse, zhvillojnë dhe rishikojnë planet dhe strategjitë financiare, etj. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime financiare, zhvillimin e burimeve njerëzore, shitjet dhe marketingun etj. apo të vetëpunësohen.