Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!
Specialistët e shëndetësisë kryejnë hulumtime, kërkime për të përmirësuar ose për të zhvilluar konceptet, teoritë dhe metodat operacionale. Ata/ato aplikojnë njohuritë shkencore në lidhje me mjekësinë, infermierinë, stomatologjinë, mjekësinë veterinare, farmacinë dhe promovimin e shëndetit duke këshilluar apo zbatuar masa parandaluese dhe kurative. Ata/ato përgatisin artikuj dhe raporte të ndryshme shkencore në fushën e mjekësisë. Mund të punësohen në spitale të ndryshme apo institucione shkencore që ofrojnë shërbime dhe studime të fushës së shëndetësisë, veterinarisë, në kompani të kujdesit shëndetësor apo të vetëpunësohen.