Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Specialistët e shkencave dhe inxhinierisë kryejnë hulumtime, kërkime, përmirësojnë dhe zhvillojnë koncepte, teori dhe metoda operative ose aplikojnë njohuritë shkencore në fusha të tilla si fizika, astronomia, meteorologjia, kimia, gjeofizika, gjeologjia, matematikë, statistikë, shkencat e jetës, informatikë, arkitekturë, fusha të ndryshme të inxhinieria, teknologjia dhe prodhimi industrial. Ata mund të punësohen në kompani të ndryshme që ofrojnë shërbime në këto fusha, apo të vetëpunësohen.

  • Aplikojnë njohuri shkencore, të fituara nëpërmjet studimit, të strukturave dhe veçorive të fizikës dhe fenomeneve natyrore;
  • Aplikojnë njohuri shkencore, të fituara nëpërmjet studimit, të karakteristikave dheveçorive tëproceseve kimike të substancave, materialeve dhe produkteve të ndryshme;
  • Aplikojnë njohuri shkencore, të fituara nëpërmjet studimit, mbi metodat matematikore dhe statistikore;
  • Aplikojnë njohuri shkencore në fusha të ndryshme të inxhinierisë;
  • Aplikojnë njohuri shkencore në fusha të ndryshme të inxhinierisë së prodhimit industrial;
  • Aplikojnë njohuri shkencore dhe këshillojnë në fusha të ndryshme të shkencave të jetës;
  • Këshillojnë, dizajnojnë dhe drejtojnë punime në ndërtimin e ndërtesave, të qyteteve, të sistemeve të trafikut, të inxhinierisë civile dhe të strukturave industriale, si dhe makinerive dhe pajisjeve të tjera;
  • Këshillojnë, dizajnojnë dhe drejtojnë punime në fushën e gjeologjisë dhe gjeofizikës;
  • Aplikojnë njohuri shkencore të gjeodezisë dhe hartografisë për studimin e tokës dhe detit, si dhe kryejnë përpilimin e hartave të ndryshme;
  • Aplikojnë njohuri shkencore të fituara dhe këshillojnë për aspektet teknologjike të materialeve, produkteve dhe proceseve të veçanta, si dhe në funksion të efikasitetit të prodhimit dhe të organizimit të punës;
  • Përgatisin dokumente dhe raporte studimore;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht

Shikoni për profesione të ngjashme:
Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)