Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Drejtuesit e prodhimit dhe shërbimeve të specializuara planifikojnë dhe koordinojnë prodhimin e mallrave drejtpërdrejtë dhe ofrojnë shërbimeve të specializuara profesionale dhe teknike të duhura në një ndërmarrje ose organizatë, qoftë si drejtues të një departamenti ose si drejtues i përgjithshëm i një ndërmarrjeje ose një organizate që nuk ka një hierarki. Ata janë përgjegjës për operacionet e prodhimit, punimet në minierë, ndërtim, logjistikë dhe teknologji të informacionit dhe komunikimit, për shërbimet e ofruara në sektorët e bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit, në sigurimin e shëndetit, arsim, mirëqenie sociale, në art, kulturë, sport, sistemin bankar, sigurime dhe shërbime të tjera profesionale dhe teknike. Zakonisht janë emëruar nga një bord drejtimi, të cilit i raportojnë. Ata punojnë vetëm ose në bashkëpunim me bordin e drejtorëve për të hartuar dhe për të zhvilluar objektivat e kompanisë, si dhe zhvillojnë ose miratojë politikat dhe programet.

  • Planifikojnë detajet e aktiviteteve në terma të produkteve përfundimtare, shërbimeve të ofruara, cilësisë, sasisë, kostove, kohës dhe kërkesave të punës,
  • Përcaktojnë standarde dhe vendosin objektiva;
  • Kontrollojnë njësinë e prodhimit dhe procedurat operacionale;
  • Sigurojnë cilësinë dhe formulojnë politika e programe për njësinë e tyre;
  • Zbatojnë dhe monitorojnë ecurinë e politikave dhe programeve të paracaktuara të njësisë së tyre;
  • Menaxhojnë punët e përditshme dhe shqyrtojnë rezultatet e tyre;
  • Komunikojnë me furnitorët, klientët dhe ndërmarrjet e tjera;
  • Planifikojnë dhe kontrollojnë përdorimin e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore;
  • Raportojnë te drejtuesit më të lartë apo te pronarët lidhur me ecurinë e veprimtarisë;
  • Përgatisin tendera dhe oferta për prodhimin apo shërbimin që ofrojnë;
  • Përcaktojnë dhe menaxhojnë buxhetin duke monitoruar shpenzimet dhe përshtatur aktivitetet, procedurat dhe burimet për të minimizuar kostot;
  • Mbikëqyrin blerjet dhe instalimin e pajisjeve të reja në fabrikë;
  • Mbikëqyrin e përzgjedhin personelin, trajnimet dhe performancën e tij;
  • Përfaqësojnë dhe delegojnë përfaqësimin e ndërmarrjes ose organizatës në negociatat me agjencitë e tjera, në konventa, seminare dhe forume publike;
  • Përpilojnë dhe miratojnë fushata promovuese;
  • Kryejnë kontrolle financiare dhe administrative;
  • Koordinojë punën e sektorëve ose departamenteve;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorë të tjerë;
  • Koordinojnë zbatimin e kërkesave të shëndetit dhe sigurisë në punë, dhe të mbrojtjes së mjedisit;
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jenë të aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Manaxherë