Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Ligjvënësit, nëpunësit e lartë të administratës shtetërore dhe drejtorët ekzekutivë përcaktojnë, përpilojnë, drejtojnë, rishikojnë politika dhe plane qeveritare qendrore dhe lokale, krijojnë, miratojnë, përmirësojnë, shfuqizojnë ligjet dhe akte të tjera publike. Ata përfaqësojnë qeveritë dhe punojnë në emër të tyre, si anëtarë të zgjedhur apo të emëruar, mbikëqyrin interpretimin dhe implementimin e politikave dhe legjislacionit qeveritar ose kryejnë detyra të tjera të ngjashme, drejtojnë, koordinojnë dhe vlerësojnë aktivitetet e përgjithshme të ndërmarrjeve, qeverive, partive politike dhe organizatave të tjera me ndihmën e manaxherëve të tjerë të organizatave.

  • Kryesojnë apo marrin pjesë në punimet e organeve legjislative qeveritare apo lokale, bordet drejtuese dhe komitetet e drejtimit, si anëtarë të zgjedhur apo të emëruar;
  • Përcaktojnë dhe përpilojnë politikave shtetërore, rajonale ose të qeverive lokale:
  • Këshillojnë dhe drejtojnë politika shtetërore, rajonale ose të qeverive lokale:
  • Përpilojnë politika buxhetore, ligje dhe rregullore për qeverinë, për ndërmarrje dhe organizata të tjera duke vendosur objektivat përkatëse;
  • Përpilojnë, miratojnë dhe vlerësojnë programe dhe politika, si dhe procedurat për zbatimin e tyre;
  • Mbikëqyrin interpretimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit qeveritar nga departamentet dhe agjencitë qeveritare dhe ndërqeveritare:
  • Përfaqësojnë qeveritë, partitë politike apo komunitete dhe punojnë në emër të tyre;
  • Sigurojnë sistemet dhe procedurat e duhura për të siguruar kontroll buxhetor;
  • Sigurojnë burimet njerëzore dhe financiare për të zbatuar politikat dhe programet, monitorimin dhe vlerësimin e performancës së organizatës ose ndërmarrjes;
  • Përzgjedhin ose miratojnë përzgjedhjen e personelit të lartë;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të drejtuesve të lartë në administratën shtetërore;
  • Kryejnë funksionin e ministrit, drejtuesit dhe manaxherit të lartë për një departament qeveritar apo agjenci në zbatimin e politikave qeveritare dhe në manaxhimin e atij departamenti apo agjencie;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të drejtuesve të pushtetit vendor;
  • Kryejnë detyra ceremoniale dhe përfaqësojnë qeverinë, ndërmarrjet, organizatat apo komunitete në raste takimesh, negociatash zyrtare, konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Negociojnë në zgjidhjen e çështjeve dhe shqetësimeve të zgjedhësve të vet apo publikut të gjerë;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të nëpunësve të lartë të partive politike, të organizatave të punëmarrësve dhe punëdhënësve, të organizatave humanitare etj.;
  • Kryejnë detyra dhe funksione të ndryshme të drejtuesve të lartë ekzekutivë dhe manaxherëve në fusha të ndryshme ekonomike dhe shoqërore;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin të tjerët.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të lartë në këtë fushë;
  • Të jetë mbi 18 vjeç;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Manaxherë