Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!
Oficerë me gradë të madhore, gradë të lartë dhe gradë të ulët të FA sigurojnë lidership dhe manaxhimin e njësive organizative tek Forcat e Armatosura dhe/ose performojnë detyra të ngjashme si ato që performohen në një sërë pozicionesh civile jashtë forcave të armatosura. Ky grup përfshin të gjithë anëtarët e forcave të armatosura që kanë gradën e Gjeneral Lejtnant, Admiral, Gjeneral Major, Nënadmiral, Gjeneral Brigade, Kundëradmiral, Kolonel, Kapiten i Rangut I, Nënkolonel, Kapiten i Rangut II, Major, Kapiten i Rangut III, Kapiten, Kapiten Lejtnant, Toger, Lejtnant, Nëntoger, Nënlejtnant. Për shumë nga këto pozicione në këtë nëngrup të madh, performanca e mirë kërkon aftësi të nivelit të katërt ose më lart në Listën Kombëtare të Profesioneve.