Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Profesionet elementare përbëhen nga detyra të thjeshta dhe rutinë të cilat kryesisht kërkojnë përdorimin të mjeteve të dorës dhe shpesh disa përpjekje fizike. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkon shkathtësi të nivelit të parë të shkathtësive sipas LKP.

  • Shesin mallra në rrugë dhe vendet publike ose derë më derë;
  • Sigurojnë shërbime të ndryshme të rrugës;
  • Kryejnë pastrim, larje, hekurosje etj;
  • Kujdesen për apartamente e shtëpi, hotele, zyra dhe ndërtesa të tjera;
  • Kryejnë pastrimin e dritareve dhe sipërfaqeve të tjera të xhamave të ndërtesave;
  • Shpërndajnë mesazhe apo mallra;
  • Mbajnë dhe transportojnë bagazhe;
  • Sigurojnë ruajtjen e pasurisë;
  • Grumbullojnë apo shpërndajnë mallra në makinat e shitjes;
  • Kryejnë leximin e aparateve të ndryshme matëse;
  • Mbledhin dhe pastrojnë mbeturinat;
  • Kryejnë fshirjen e rrugëve dhe vendeve të ngjashme;
  • Kryejnë punë të ndryshme bujqësore, peshkimi, gjuetie apo vënien e kurtheve;
  • Kryejnë detyra të thjeshta në miniera, ndërtim dhe fabrika për klasifikimin e produkteve dhe grumbullimin e përbërësve me dorë;
  • Kryejnë paketim me dorë;
  • Kryejnë ngarkim-shkarkim me krahë;
  • Drejtojnë me pedale apo me dorë pajisje për transportin e udhëtarëve dhe mallrave;
  • Drejtojnë automjete, pajisje apo makineri të tërhequra nga kafshët;.
  • Mbikëqyrin të tjerët.
Profesionet elementare përbëhen nga detyra të natyrës së thjeshtë dhe rutinë, të cilat kryesisht kërkojnë përdorimin e mjeteve të dorës dhe shpesh disa përpjekje fizike. Kërkohet pak ose aspak përvojë e mëparshme apo njohuri për punë, si dhe iniciativë të kufizuar për kryerjen e tyre. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkon shkathtësi të nivelit të parë të shkathtësive sipas LKP.
Marrja e licencës për të kryer aktivitet të biznesit të vogël, kryhet sipas kuadrit ligjor në fuqi.