Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Manaxherë përcaktojnë, përpilojnë dhe drejtojnë ose këshillojnë për politikat e qeverisë, si dhe për politikat që janë me interes të veçantë për organizatat, përpilojnë ligje, rregulla dhe rregullore publike, përfaqësojnë qeverinë dhe punojnë në emër të tyre, mbikëqyrin interpretimin dhe implementimin e politikave ose legjislacionit të qeverisë ose planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë politikat dhe aktivitete të ndërmarrjeve, organizatave, departamenteve ose sektorëve të brendshëm.

  • Përcaktojnë dhe përpilojnë politikat shtetërore, rajonale ose të qeverisjes lokale;
  • Këshillojnë për politikat shtetërore, rajonale ose të qeverisjes lokale;
  • Përpilojnë ligje, rregullore dhe udhëzime publike;
  • Përfaqësojnë qeverinë qendrore apo lokale duke vepruar në emër të tyre;
  • Mbikëqyrin e interpretojnë implementimin e politikave dhe legjislacionit qeveritar;
  • Realizojnë detyrave të ngjashme në emër të partive politike, sindikatave të pavarura dhe detyra të tjera me interes të veçantë për organizatat;
  • Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë politika dhe aktivitete të ndërmarrjeve, organizatave, departamenteve ose sektorëve të brendshëm.
  • Mbikëqyrin të tjerë.
Profesionet e këtij grupi kryesor klasifikohen në nëngrupet kryesore si në vijim:

Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë.

Drejtues administrativë dhe komercialë. Ky grup ka për qëllim të përfshijë persona, si drejtorë, shefa ekzekutivë ose manaxherë të departamentit, manaxherë ndërmarrjesh dhe organizatash ose të departamenteve të tyre të brendshme, që kërkojnë gjithsej tre ose më shumë manaxherë.

Drejtues prodhimi dhe shërbimesh të specializuara. Ky grup ka për qëllim të përfshijë persona që menaxhojnë ndërmarrjet ose në disa raste organizatat, në emër të tyre ose në emër të pronarit, me pak ndihmë jo manaxheriale dhe asistencën e jo më shumë se një manaxheri tjetër, i cili duhet të klasifikohet, gjithashtu në këtë nëngrup kryesor pasi në shumicën e rasteve, detyrat do të jenë më të gjëra sesa ato të manaxherit të specializuar në një ndërmarrje ose organizatë. Personeli jomanaxherial duhet të klasifikohet sipas detyrave të tyre të veçanta.
Në disa raste, ku nevojiten njohuritë dhe shkathtësitë profesionale, teknike ose operative të punëtorëve të nivelit ligjvënës, administrativ ose menaxhues, mund të jetë vështirë të vendoset nëse një punë e caktuar i takon këtij ose atij grupi kryesor. Në raste të tilla, informacioni për detyrat kryesore të punës është thelbësor. Nëse detyrat kryesore kërkojnë përdorimin operativ të njohurive specifike profesionale ose një shkathtësi të veçantë teknike, atëherë puna i takon një grupi tjetër kryesor. Megjithatë, nëse njohuritë profesionale ose shkathtësia teknike shërbejnë vetëm si bazë për detyra ligjvënëse, administrative ose menaxhuese, atëherë puna i takon këtij grupi kryesor. Për shembull, nëse detyrat kryesore të punës përbëhen nga diagnostikimi ose trajtimi i sëmundjes, profesioni i takon Grupi Kryesor 2, “Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)”. Megjithatë, nëse një nga detyrat kryesore është që të akordojë, hulumtojë dhe kërkojë fonde për kërkim e zhvillim, në bazë të p.sh. njohurive mjekësore, atëherë kjo punë i përket këtij grupi kryesor.