Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Mbledhësit e plehrave dhe punëtorë të shërbimeve të tjera elementare kryejnë mbledhjen ngarkimin, shkarkimin dhe transportimin e mbeturinave, seleksionimin e tyre. Punëtorët e shërbimeve të tjera elementare shpërndajnë lajme, mesazhe, telegram apo letrat e tjera, lexojnë aparate matëse, kontrollojnë bileta, linja telefonike, linja hekurudhore, ç ‘bllokojnë dhe pastrojnë kanale dhe puseta. Ata kryejnë punë që kërkojnë aftësi fizike dhe pak njohuri. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh publike apo të vetëpunësohen.

  • Mbledhin plehra dhe mbeturina në rrugë, parqe dhe vende të tjera publike;
  • Ngarkojnë, shkarkojnë dhe transportojnë mbeturina;
  • Seleksionojnë dhe ndajnë mbeturinave sipas llojit;
  • Kryejnë grumbullim dhe ambalazhim të materialeve të riciklueshme, si p.sh. letër, qelq, plastikë, llamarine etj;
  • Ngarkojnë, shkarkojnë dhe transportojnë dru zjarri;
  • Transportojnë dhe mbajnë bagazhet (hamal
  • ;
  • Shpërndajnë lajme, mesazhe, telegrame apo letra të tjera;
  • Lexojnë aparate të ndryshme matëse;
  • Kryejnë marrjen e pagesës dhe kontrollin e biletave në autobus, në tren, në parqet e lodrave të fëmijëve;
  • Kryejnë kontrollin e biletave dhe sigurojnë rregull në institucione të aktiviteteve të ndryshme;
  • Kryejnë fshirjen e rrugëve dhe ambienteve të tjera;
  • Ç’ bllokojnë dhe pastrojnë kanale, puseta;
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë linja telefoni;
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë linja hekurudhore;
  • Kryejnë detyra të tjera të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimit të detyruar.
  • Të jetë e/i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Punëtorë (Profesione elementare)