Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Specialistët e mësimdhënies mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme arsimore, kryejnë hulumtime, inspektime, këshillime për përmirësimin dhe zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operacionale të veçanta që u përkasin disiplinave të tyre, si dhe përgatisin dokumente të ndryshme shkencore dhe libra në fushën e mësimdhënies. Ata mund të punësohen në institucione të ndryshme që ofrojnë shërbime të mësimdhënies në nivele të ndryshme të arsimit apo të vetëpunësohen.

  • Mësojnë teorinë dhe praktikën e një ose më shumë disiplinave në nivele të ndryshme të arsimimit, si arsimi i lartë, i mesëm, profesional, arsimi bazë, parashkollor, në institucione të arsimit special apo në qendra të trajnimit dhe kualifikimit të mëtejshëm, etj.;
  • Kryejnë hulumtime dhe përmirësojnë ose zhvillojnë konceptet, teoritë dhe metodat operacionale që u përkasin disiplinave të tyre të veçanta;
  • Përgatisin materiale të ndryshme mësimore dhe libra shkencorë.
  • Zhvillojnë orë mësimi, kurse dhe punë praktike në nivele të caktuara të edukimit për qëllime arsimimi dhe aftësimi, përfshirë edhe mësimin privat;
  • Hartojnë dhe modifikojnë kurrikulin dhe dokumente të tjera të ngjashme në fushën e mësimdhënies;
  • Kryejnë kontrolle dhe inspektime duke dhënë këshilla për përmirësimin e metodave dhe materialeve ndihmëse për mësimdhënie;
  • Marrin pjesë në vendimmarrje lidhur me organizimin e mësimdhënies dhe aktiviteteve të ngjashme në shkolla dhe universitete;
  • Kryejnë hulumtime dhe kërkime në fushën e tyre përkatëse për të përmirësuar ose zhvilluar konceptet, teoritë dhe metodat operacionale për aplikim në industri dhe fusha të tjera;
  • Zhvillojnë orë mësimi, kurse dhe punë praktike në nivele të caktuara të edukimit apo të arsimit special(Persona me Aftësi të Kufizua
  • ;
  • Realizojnë detyra të ngjashme;
  • Mbikëqyrin punëtorët e tjerë;
  • Zbatojnë rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit.
  • Zakonisht kërkohet përfundimi i arsimin e lartë këtë fushë;
  • Kerkohet licenca për ushtrim profesioni, sipas kuadrit ligjor në fuqi;
  • Të jetë i aftë fizikisht dhe mendërisht.

Shikoni për profesione të ngjashme:
Specialistë me arsim të lartë (profesionistë)