Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punonjësit e montimit dhe përdorimit të makinerive dhe pajisjeve përdorin dhe monitorojnë makineritë dhe pajisjet industriale dhe bujqësore të fiksuara apo të lëvizshme, në vend ose me telekomandë, drejtojnë trenat, mjetet motorike, makineritë dhe pajisjet lëvizëse dhe punojnë me to, montojnë produkte sipas pjesëve përbërëse me specifika dhe procedura të duhura.

  • Monitorojnë makineri dhe pajisje të minierave dhe atyre industriale për përpunimin e metalit, mineraleve, qelqit, qeramikës, drurit, letrës ose kimikateve;
  • Përdorin pajisje të përpunimit të ujit dhe prodhimit të energjisë elektrike, si dhe pajisje të përafërta me to;
  • Monitorojnë pajisje të përpunimit të ujit dhe prodhimit të energjisë elektrike, si dhe pajisje të përafërta me to;
  • Përdorin pajisje dhe makineri të prodhimit të metalit, prodhimit të mineraleve, kimikateve, gomës, plastikës, drurit, letrës, tekstilit, leshit, lëkurës;
  • Monitorojnë pajisje dhe makineri të prodhimit të metalit, prodhimit të mineraleve, kimikateve, gomës, plastikës, drurit, letrës, tekstilit, leshit, lëkurës;
  • Përdorin pajisje dhe makineri të prodhimit dhe përpunimin e artikujve ushqimorë dhe produkteve të përafërta;
  • Përdorin makineri për shtypje, printim dhe libërlidhje;
  • Drejtojnë dhe përdorin trena dhe mjete motorike;
  • Drejtojnë dhe përdorin pajisje dhe makineri fikse dhe lëvizëse industriale dhe bujqësore;
  • Monitorojnë pajisjeve dhe makineri industriale dhe bujqësore;
  • Montojnë makineri dhe pajisje sipas pjesëve përbërëse, në përputhje me specifikat dhe procedurat e duhura;
  • Mbikëqyrin të tjerët.
Kryesisht këto punë kërkojnë përvojë dhe njohuri të makinerive dhe pajisjeve industriale dhe bujqësore, si dhe aftësi për të përballuar operacionet ritmike të makinës dhe për t’u adaptuar me ndryshimet teknologjike. Shumë profesione në këtë grup kryesor kërkojnë aftësi në nivelin e dytë të niveleve të kompetencës sipas niveleve të LKP.
Për profesionet e klasifikuara në Grupin Kryesor 7 “Zejtarë, artizanë dhe profesionistë të lidhura me to”, detyrat kryhen me dorë ose mjete elektrike të dorës ose pajisje të tjera dhe kërkojnë harmonizim të organizimit të punës, materialeve dhe mjeteve të tjera të përdorura, në lidhje edhe me natyrën dhe qëllimin e produktit përfundimtar.
Në Grupin Kryesor 9, “Profesione elementare” janë të klasifikuar profesione detyrat e të cilave janë të natyrës së thjeshtë dhe rutinë, kryesisht kërkojnë përdorimin e mjeteve që mbahen në duar, disa përpjekje fizike, pak ose aspak përvojë të mëparshme dhe njohuri për punën, si dhe iniciativë ose vlerësim të kufizuar për të.
Për të zhvilluar aktivitet privat (vetëpunësim) në këtë fushë, duhet regjistrimi për ushtrim aktiviteti si person fizik apo juridik, sipas rastit.