Fjalor i profesioneve ne Shqiperi

Planifiko të ardhmen tënde!


Merr informacionin e duhur mbi profesionet në tregun e punës në Shqipëri. Shiko cili është profesioni që të përshtatet më tepër dhe gjej veten në tregun e vendit.


Nis duke kërkuar profesion më të mirë,
Bëhu vizionar!

Fillo!

Përshkrim i përgjithshëm

Punonjësit e kualifikuar të bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit kultivojnë dhe mbledhin prodhimet e fushave ose pemëve, mbjellin dhe shkurtojnë shkurret, mbledhin frutat e bimëve të egra, rrisin, kujdesen ose i gjuajnë kafshët, prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh bujqësore dhe shtazore, kultivojnë, ruajnë dhe shfrytëzojnë pyjet, rrisin ose zënë peshk dhe kultivojnë ose mbledhin lloje kafshësh të tjera të botës nënujore me qëllim që të sigurojnë ushqim, strehim dhe të ardhura për vete dhe anëtarët e tjerë të familjes. Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkojnë shkathtësi në lartësinë e nivelin e dytë të shkathtësive sipas niveleve të LKP.

  • Kryejnë punimin e tokës;
  • Bëjnë mbjelljen e bimëve dhe pemëve;
  • Bëjnë spërkatjen, plehërimin dhe korrjen e fushave;
  • Kujdesen për rritjen e pemëve dhe bimëve;
  • Kryejnë prerjen e shkurreve;
  • Rritin dhe mbledhin perime dhe produkte të tjera të kopshtarisë;
  • Kryejnë mbjelljen dhe mbledhjen e bimëve të egra;
  • Kujdesen për rritjen, shumimin, kujdesin ose gjuajtjen e kafshëve për përdorimin e mishit, qumështit, leshit, lëkurës, prodhimin e mëndafshit, prodhime nga bletaria apo prodhime tjera;
  • Kultivojnë, ruajnë dhe shfrytëzojnë pyjet;
  • Kultivojnë, rritin apo zënë peshkun dhe produkte të tjera ujore;
  • Ruajnë dhe kryejnë përpunimin elementar të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale;
  • Shesin produkte të ndryshme bujqësore dhe blegtorale blerësve të tyre, organizatave të marketingut ose në treg;
  • Mbikëqyrin të tjerët
Ndarja në nëngrupe kryesore në këtë grup kryesor përfshin:
61. Punonjës të kualifikuar të bujqësisë për treg.
62. Punonjës të pyjeve, peshkimit, gjahtarë dhe vendosës kurthesh për treg dhe
63. Prodhues të produkteve bujqësore, blegtorale, të peshkimit për nevoja familjare, reflekton dallimet në organizimin e punës, kontrollin e cilësisë, përdorimin e prodhimeve reklamuese, përdorimin e farërave të cilësisë së lartë, përdorimin e teknikave tradicionale apo moderne, ujitjen, marrëveshjet për kredi, si dhe shkallën dhe llojin e rregullave për marketingun dhe produktet. Punëtorët që merren me bujqësi dhe peshkim për nevoja familjare mund të shesin një pjesë të produkteve të tyre në mënyrë që të blejnë artikujt e nevojshëm për jetesën e tyre, për të paguar taksa, tatimet, etj., por në parim, ata nuk kanë ndonjë përparësi që lidhet me kreditim formal apo rregulla të marketingut.

Punonjësit që merren me bujqësi dhe peshkim në pozicione drejtuese do të klasifikohen në njërin nga grupet, si në vijim:
1131. Drejtues ekzekutivë (manaxherë)
1311. Drejtues në bujqësi, gjueti, pyje dhe peshkim
2134 Agronomë dhe këshillues për ferma dhe pyje
3151. Teknikë në bujqësi dhe pyje
3152. Teknikë peshkimi

Punëtorët që punojnë kryesisht me makineri në bujqësi dhe pylltari, do të klasifikohen në grupe të vogla, të tilla si
834. Punëtorë të makinave të ndryshme bujqësore dhe punëtorë me detyra të thjeshta dhe rutinë, siç janë ndihmësit dhe punëtorët e krahut, që kryesisht janë të detyruar të përdorin vegla dore me disa përpjekje fizike, të cilat kërkojnë pak ose aspak përvojë të mëparshme në të kuptuarit e punës dhe një iniciativë apo gjykim të kufizuar, do të klasifikohen në grupin e vogël 921.

Shumica e profesioneve në këtë grup kryesor kërkojnë shkathtësi në lartësinë e nivelin e dytë të shkathtësive sipas niveleve të LKP.